“Historike”/ Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, dy shqiptarët në parlamentin e ri të Serbisë, në garë mandati i tretë
Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti SERBI- Zgjedhjet në Serbi shënuan një pjesëmarrje rekord dhe një rezultat historik. Lista Studentore, parti e dalë nga protestat 2-vjeçare, arritën të mundnin Aleksandër Vuçiç prej 14 vitesh në pushtet. Ndërkohë, një tjetër sukses u arrit edhe nga partitë shqiptare, të cilat u bashkuan nën siglën e ‘Koalicionit Shqiptar’. Sipas rezultateve, Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti pritet të jenë dy deputetët shqiptarë që do ta përfaqësojnë Luginën e Preshevës në Kuvendin e Serbisë. Ndërkohë, Kamberi bën me dije se janë në garë edhe për një mandat të tretë. Përmes një postimi në Facebook, Kamberi e cilëson arritje historike, duke theksuar se koalicioni mbetet në garë për mandatin e tretë. "ARRITJE HISTORIKE! Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të...
Burimi:
zeri.ai