Burimi:
Javanews.al

Historike! Një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani zgjidhet president
👁3702
Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në Chisinau të Moldavisë më 11.04.2025. Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Sipas KOK, Hasani ka fituar kundër italianit me nënshtetësi moldave, Antonio Conflittit, presidentit të deritanishëm të EWF. Komiteti Olimpik i Kosovës ka theksuar se Hasani bëhet presidenti i parë shqiptar i ndonjë federate europiane. “Dr. Hasani, kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, ishte arkëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes që nga viti 2016. Hasani ka një shkollim superior me magjistraturë në Universitetin...