Historiani skocez Xhorxh Finlej mbi Shqipërinë dhe shqiptarët

Historiani skocez Xhorxh Finlej mbi Shqipërinë dhe shqiptarët

Prof. Dr. (Emeritus) Refik Kadija Jeta dhe vepra Skocezi George Finlay (1799 – 1875) është një studjues e historian serioz. “Si student ishte punëtor; si studjues ishte i saktë; si mendimtar ishte edhe i mprehtë edhe i thellë; dhe në gjithshka që shkroi ai ishte i palëkundur në besnikërinë e tij ndaj parimeve të qeverisjes konstitucionale dhe ndaj kauzës së lirisë dhe drejtësisë” – kështu është përcaktuar personaliteti i tij në Enciklopedinë Britanike.[1] Finlay ishte jo vetëm bashkatdhetar skocez i Lord Bajronit, por edhe mik i tij. Ishte i ndjeshëm e romantik ndaj kauzës së lirisë kudo që të ishte. Prandaj më 1823 mori udhëtimin për në Greqi për t’u bashkuar me Bajronin dhe për të luftuar përkrah tij në revolucionin grek për liri e pavarësi....