Historia/ I riu me aftësi ndryshe doli në protestë për çatinë që po i bie, shteti i vë prangat, gjyshja ende nuk e di

Historia/ I riu me aftësi ndryshe doli në protestë për çatinë që po i bie, shteti i vë prangat, gjyshja ende nuk e di

Skena brutale dhune dhe arrestimesh në rrugët e Tiranës janë parë gjithë ditën sot. Forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj të rinjve dhe studentëve që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës. E policia ‘mercenare’ e Ramës nuk ka kursyer as personat me aftësi ndryshe.  Një prej të arrestuarve është Pashk Paluca, një i ri me aftësi ndryshe që jeton i vetëm me gjyshen e tij në kushte mjaft të vështira në fshatin Gojan i Vogël në Pukë. Ai doli në protestë për kushtet e mjeruara në të cilën jeton me gjyshen e vet 85 vjeçare.  E ndërsa i riu është arrestuar sot në drekë, gjyshja e tij e moshuar shqetësohet pasi nuk ka kontakt me të dhe nuk di se ku ndodhet nipi i saj Paluca është...