Historia e ndarjes territoriale, që nga Pavarësia
Ndarjet territoriale në Shqipëri kanë ndryshuar shpesh, në varësi të mënyrës se si shteti ka kërkuar të ushtrojë kontrollin dhe të organizojë shërbimet. Pas shpalljes së Pavarësisë, organizimi territorial u mbështet fillimisht në strukturën e trashëguar nga Perandoria Osmane. Qeveria e Vlorës e ndau vendin në prefektura, nënprefektura dhe krahina. Statuti Organik i vitit 1914 parashikonte sanxhaqe, kaza, nahije dhe bashki, me këshilla në nivele të ndryshme. Gjatë viteve të para të shtetit shqiptar, ndarja territoriale ndryshoi disa herë. Në periudhën e Mbretërisë u konsolidua modeli me prefektura dhe nënprefektura, ndërsa bashkitë vepronin kryesisht në qendrat urbane. Pas vitit 1945 u vendos një sistem i centralizuar, pasi territori u organizua në rrethe, qytete dhe fshatra të bashkuara, ndërsa këshillat popullorë ishin më shumë struktura zbatuese...
Burimi:
javanews.al