Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e Al Kapone/ Mbreti i alkoolit që u kthye në simbol të mafias
Ai do të mbahet mend për thënien e famshme përpara gjykatësve: “Ju jeni klientët e mi”. Quhej Alfons Gabriel Kapone por u njoh si “Al” Kapone. Filmat me gangsterë kopjuan pikërisht atë, gjatë periudhës së ndalimit të alkoolit në Shtete e Bashkuara, mes viteve 1920 – 1931. Prandaj ai u konsiderua si një gangster i famshëm edhe për faktin se u përjetësua në shumë në filma të Hollivudit. U lind në Brooklyn, Nju Jork nga prindër emigrantë italianë, që kishin mbëritur nga rrethinat e Napolit. U përfshi në veprime kriminale që në moshë të re. U përjashtua nga shkolla kur ishte 14 vjeç. Arsyeja e ndëshkimit ishte rrahja e mësues në klasë. Në moshën 16-vjeçare, kishte mbi shpinë akuza të tilla si rrahje, grabitje dhe vjedhje....