“Hiqe dorën!”/ Deputetët e opozitës përplasen me policët në bulevard, Këlliçi: Po i pengoni lëvizjen njerëzve. Qytetari: Mos bëj cubin ore
Deputetët e opozitës Belind Këlliçi e Tedi Blushi janë përplasur me policinë në bulevard duke i akuzuar ata se nuk po lejojnë kalimin e qytetarëve. Në një moment, Blushi përpiqet të shtyjë policët, të cilët nuk e lejojnë të vazhdojë përpara. Policia: Vazhdoni mbrapa, ikni mbrapa! Qytetari: Hap rrugën aty se do të iki në shtëpinë time! Policia: Kemi një urdhër. Tedi Blushi: Ça urdhri? Qytetarja: Është deputet, mos e prek me dorë! nuk ke të drejtë ta prekësh me dorë! Qyteari: Ore mos bëj cubin, ore Edhe mes Këlliçit e policëve ka një përplasje ku deputeti edhe fyen efektivët. Këta të fundit i thonë se ka një perimetër sigurie i cili pengon lëvizjen. Belind Këlliçi: Hiqe dorën! Policia: Prit pak! Belind Këlliçi: Për çfarë...
Burimi:
ntv.al