Hipoteka çerdhe e korrupsionit, si është kthyer e-Albania në “sportel” ryshfeti, rrjeti i Lorena Goxhobellit nën…

Hipoteka çerdhe e korrupsionit, si është kthyer e-Albania në “sportel” ryshfeti, rrjeti i Lorena Goxhobellit nën…

Skandali në institucionin e Hipotekës duket se po merr përmasa dramatike, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) akuzohet se është kthyer në një vatër sistematike korrupsioni. Qytetarët, për çdo shërbim të pronës, nga certifikata e pronësisë, te rivlerësimet dhe legalizimet, detyrohen të aplikojnë përmes e-Albania, një platformë që teorikisht duhej të ulte kontaktin me zyrtarët, por që në praktikë ka shtuar varësinë nga ndërmjetësit dhe ryshfeti. Shumica e qytetarëve nuk ia dalin dot vetë me aplikimet dixhitale dhe përfundojnë tek noterët, kancelaritë dhe qendrat private të internetit, të cilat shpesh janë të lidhura me zyrtarët dhe tarifojnë për “ndërmjetësim”. Në shumë raste, aplikimet ngecin, përgjigjet nuk kthehen dhe proceset zvarriten me muaj. Mijëra qytetarë kanë paguar disa herë për të njëjtin shërbim, por nuk kanë...