Himarë, nis vlerësimi i dëmeve pas zjarrit: Bashkia identifikon familjet e prekura

Himarë, nis vlerësimi i dëmeve pas zjarrit: Bashkia identifikon familjet e prekura

Pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu Himarën gjatë ditës së djeshme, autoritetet vendore kanë nisur evidentimin e pasojave dhe dëmeve të shkaktuara në zonat e prekura. Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, bëri të ditur se një komision i posaçëm i ngritur nga bashkia ka dalë në terren për të verifikuar dëmet materiale dhe për të identifikuar familjet që kanë nevojë për mbështetje. Sipas Tavos, procesi i evidentimit synon të krijojë një pasqyrë të plotë të situatës, në mënyrë që të vlerësohen nevojat për ndërhyrje, ndihmë dhe, në rastet përkatëse, dëmshpërblim. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i bashkisë u ka bërë thirrje banorëve të zonave të prekura që të raportojnë çdo dëm të shkaktuar apo nevojë për asistencë pranë Drejtorisë së...