Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Himara është plot, qyteti i vogël po pret këtë sezon miliona pushues që vizitojnë Shqipërinë
Turistë nga Australia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbarkuar këtë verë në Himarë, shumë prej tyre për herë të parë në Shqipëri. “Vij nga Finlanda. Këtu erdha nga Korfuzi vendosëm të vijmë në Himarë sepse na treguan se njerëzit janë mikpritës dhe ka ushqim shumë të mirë”, tha turistja finlandeze. “Nga Ukraina erdha me bashkëshortin. Fillimisht pak të frikësuar, por shikojmë që njerëzit janë të sjellshëm, ushqimi dhe çmimet janë shumë të mira”, u shpreh turistja ukrainase. “Jemi nga SHBA-ja dhe jemi një grup shokësh … na pëlqen shumë bregdeti juaj dhe po e...