Himalaje/ Bilanci tragjik kalon 1,270 viktima, mijëra të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese
Numri i viktimave në Nepal dhe Tibet është rritur në 1,270, njoftuan autoritetet, ndërsa mijëra persona vijojnë të jenë të zhdukur, tetë ditë pas përmbytjeve shkatërruese në Himalaje. Vetëm në Nepal kanë humbur jetën 1,252 persona, njoftoi policia, ndërsa në Tibet numri i viktimave është rritur nga 16 në 21, thanë autoritetet të mërkurën vonë në mbrëmje. Në Nepal, 4,875 persona rezultojnë të zhdukur, përfshirë 601 shtetas të huaj, sipas shifrave zyrtare të së enjtes. Në Tibet, 551 persona rezultojnë të zhdukur, thanë autoritetet. Nuk kishte të dhëna për shtetas të huaj që mund të rezultojnë të zhdukur. Autoritetet e vendeve të tjera po kërkojnë sqarime lidhur me shtetasit e tyre të humbur. Ministria e Jashtme Gjermane vlerëson se një numër njëshifror i lartë shtetasish...
Burimi:
syri.net