Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hidhet shorti për dosjen “Partizani”, Berisha & Malltezi ‘në dorë’ të gjyqtares Elsa Ulliri
👁4784
Është hedhur shorti për treshen e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen ‘Partizani’. Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do jetë kryesuesja e trupës gjykuese për dosjen e aferës Partizani, e cila tashmë ka kaluar për gjykim me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre. Shorti u hodh sot në GJKKO, ndërsa gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese. Kjo treshe gjyqtarësh do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel. Sipas aktakuzës zyrtare, Sali Berisha akuzohet për veprën penale...