Hidhet shorti i “Final Four”, Partizani gjen sërish Egnatian që në takim të parë

Hidhet shorti i “Final Four”, Partizani gjen sërish Egnatian që në takim të parë

Partizani i Skënder Gegës është përballur shpesh me Egnatian në kohët e fundit. Bilanci është pozitiv për të kuqtë, 2 fitore dhe 1 humbje. Tani kryeqytetasit duhet të përballen sërish ndaj kampionëve në fuqi. Kjo pasi Partizani-Egnatia rezultoi si gjysmëfinale e Final Four. Nga krahu tjetër jo më pak emocione do të jap ndeshja Vllaznia-Dinamo. Shkodranët do të kenë një përballje direkte ndaj ekipit të Ilir Dajës. /Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com