Hidhet shorti, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehurve të tjerë

Hidhet shorti, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehurve të tjerë

GJKKO ka hedhur këtë të mërkurë shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurve, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se nga shorti është caktuar gjyqtarja Etleva Deda. Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet për  ish- ligjvënësin socialist Jurgis Çyrbja, dhe të bashkëpandehurit Altin Hajri dhe Ahmet Masha. Në bashkëpunim, SPAK thotë se ata kanë kryer korrupsion zgjedhor, përkrahje të autorit në krim dhe kanë zbuluar sekrete shtetërore. Organi i akuzës thotë se aktiviteti kriminal koordinohej nga platformat e...
Burimi: Vizionplus.tv