Hetuesit gjejnë 381 trupa të braktisur në një krematorium privat në Meksikë

Hetuesit gjejnë 381 trupa të braktisur në një krematorium privat në Meksikë

Hetuesit kanë gjetur 381 trupa të braktisur në një krematorium privat në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës, njoftoi të dielën zyra e prokurorit lokal, duke fajësuar shtëpinë funerale për neglizhencë. “381 trupat u lanë në mënyrë të papërshtatshme në krematorium”, tha për AFP Eloy Garcia, një zëdhënës i zyrës së prokurorit të shtetit Chihuahua, ku përfshihet edhe Ciudad Juarez. Sipas tij, të vdekurit u gjetën “në grumbuj” pa asnjë rregull në pjesë të ndryshme të ndërtesës ku vepron krematoriumi. Ata ishin “braktisur, pa dallim, njëri mbi tjetrin, në dysheme”, përshkroi z. Garcia. Ai sqaroi se ata ishin balsamosur dhe,...
Burimi: Top-Channel.tv