Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Një hetim gazetaresk mbi qendrat e pritjes dhe ndalimit të emigrantëve të ngritura nga Italia në Shqipëri ka fituar çmimin Caruana Galizia, të akorduar nga Parlamenti Evropian në nder të gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e vrarë në vitin 2017 për shkak të punës së saj investigative. Hetimi është realizuar nga gazetarët Giacomo Zandonini dhe Maite Vermeulen për platformën De Correspondent dhe shqyrton funksionimin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigracionit të parregullt dhe kthimin e emigrantëve. Reportazhi vë në dukje problemet e modelit të qendrave të refugjatëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe transparencën institucionale. Sipas autorëve, emigrantët transferohen në qendra të administruara nga Italia në territorin shqiptar, ndërsa zbatimi i...