Hetimi i SPAK për Veliajn, merret e pandehur edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka

Hetimi i SPAK për Veliajn, merret e pandehur edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është marrë zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bushka është marrë e pandehur në lidhje me hetimet për dosjen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo akuzohet për “veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, deputetja ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024. Kjo vepër penale përfshin kryerjen e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo...