Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hetimet për krime zgjedhore, SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit
👁6434
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Burime nga hetimi bëjnë me dije se, megjithëse janë ndërmarrë këto veprime procedurale, aktualisht ndaj Rroshit nuk është vendosur asnjë masë sigurie. Operacioni është zhvilluar në qytetin e Kavajës dhe është shoqëruar me kontrolle të tjera në disa ambiente dhe persona të tjerë të përfshirë në hetim. Në total janë sekuestruar tre aparate celularë, që mendohet të kenë rëndësi për çështjen. Hetimet po ndiqen nga prokurori i posaçëm Kondilli dhe janë realizuar nga strukturat e Byrosë Kombëtare të...