Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hetimet për kontrabandën e cigareve, SPAK kontrolle edhe në banesën e Ergys Agasit
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesën dhe biznese të biznesmenit Ergys Agasi. Hetuesit e BKH, të mbështetur nga efektivë të Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar një vendim gjyqësor të lëshuar nga Gjykata e Posaçme për kontrollin e disa ambienteve në qytetin e Durrësit dhe Tiranës. Burime pranë SPAK, konfirmuan për A2 CNN, ndërmarrjen e kontrolleve për llogari të një hetimi të kësaj strukture. Jozytarisht, mësohet se veprimi hetimor lidhet me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar akte shkresore dhe pajisje...