Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën
SPAK ka marrë të pandehur deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka lidhur me dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ajo u hetua nga SPAK për pengim të zbulimit të së vërtetës. Prokuroria dyshon se deputetja socialiste ka orientuar dëshmitarët lidhur me deklarimet që duhet të jepnin kur të paraqiteshin në prokurori. Kujtojmë se ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme mori zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për katër akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve te palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. E pandehur u mor edhe bashkëshortja...