Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK merr në pyetje biznesmenin Alban Eftimi

Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK merr në pyetje biznesmenin Alban Eftimi

Prokuroria e Posaçme, ka marrë në pyetje biznesmenin Alban Eftimi, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku. Biznesmeni i kompanisë “Atelier 4”, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë, për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Marrja në pyetje e Eftimit vjen pas kontrolleve të kryera në fund të muajit korrik në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, ku hetuesit sekuestruan dokumente dhe materiale të ndryshme. Sipas informacioneve, materialet e sekuestruara dyshohet se kanë lidhje me arredimin e një vile luksoze në jug të vendit. Dokumentacioni po shqyrtohet nga prokurorët dhe po ballafaqohet me të dhëna dhe prova të tjera të mbledhura gjatë hetimit. Në qendër të verifikimeve ndodhet një vilë në Dhërmi, e cila...