Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hetimet/ Mungesa e lejes çoi në pranga punëtorin e “Jala Investment”, pronarët ‘ja hedhin’
Një zhvillim ka ndodhur me projektin e diskutueshëm të ndërtimit turistik në Jalë. Policia e Vlorës ka vënë në pranga inxhinierin zbatues të kompanisë “Jala Investment”, me akuzën e “ndërtimit të paligjshëm” pasi dyshohet se punimet po kryheshin pa leje të vlefshme. Ky projekt, i miratuar në mars të vitit 2021 nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka qenë nën vëzhgimin e publikut që në fillim. Kompania “Jala Investment”, me aksionerët Andi Gjiknuri (përmes “Andi” shpk) dhe Jonian Antoni (“Centuri 21” përmes “AIG” shpk), u akuzua në media se po ndërtonte mbi prona me status të paqartë. Pretendime që u mohuan asokohe nga administratori i kompanisë, Saimor Broka. Telashet ligjore për “Jala Investment” u thelluan në 3 qershor 2025,...