Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Heshtja e Sali Berishës bërtet më shumë
👁6509
Nga Endrit Hora Sa normale është që një njeri, i cili nuk ka lënë kundërshtar pa goditur dhe sulmuar për korrupsion, me dhe pa të drejtë, të heshtë sot përballë një kontrate prej 6 milionë dollarësh, që partia të cilën e kontrollon do të paguajë për lobim në Shtetet e Bashkuara? Sali Berisha, njeriu që çdo javë del në konferenca shtypi me tone alarmante, me shifra të ekzagjeruara dhe me epitete që i prodhon vetëm mendja e tij, deri sot nuk ka thënë asgjë. Ka heshtur ai, kanë heshtur dhe eksponentët e Partisë Demokratike, përveç 2-3 të përdorurve të zakonshëm...