Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Herodoti pohon si fakt se jonët, helenët, dorët dhe athinasit ishin të gjithë pellazgë”
Herodoti pohon si fakt se jonët, helenët, dorët dhe athinasit ishin të gjithë pellazgë. Jonët në fillim quheshin pellazgë; dhe përcaktogeshin si [pellazgë] egjeas nga që banonin në breg të detit jonë, nga Joni, i biri i Ksuthosit. Athinasit ishin pellazgë dhe në fillim quheshin ‘krani’, pastaj ‘kekropidë’, pastaj ‘jonë’, sipas gjeneralit të tyre, dhe së fundi ‘athinas’ në epokën e Erekteusit. Eforsët i quajnë pellazgët arkafianë për nga prejardhja, por kjo nuk do tē thotë asgjë më shumë se sa identifikimi i tyre me një lokalitet të caktuar, sepse i gjithë Peleponezi ishte pellazg. Në mënyrë të ngjashme, Asiusi i quan elianët e hershëm pellazgë, dhe thotë që ata ia kalonin të tjerëve për nga lartësia dhe madhësia e shtatit, si dhe dhuntitë mendore....