Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hera e parë që nga viti 2014, Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian
Komisioni i BE-së i drejtuar nga Ursula von der Leyen do të përballet me një votim për një mocion mosbesimi në Parlamentin Evropian javën e ardhshme. Sipas informacionit nga Agjencia Gjermane e Shtypit, Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola i informoi krerët e grupeve parlamentare për këtë. Më parë, ishte shqyrtuar nëse mocioni i mosbesimit, i iniciuar nga një deputet rumun i krahut të djathtë, do të mbështetej nga të paktën një e dhjeta e 720 eurodeputetëve, siç kërkohet nga rregullorja. Teksti dyfaqësh akuzon Komisionin, ndër të tjera, për mungesë transparence dhe keqmenaxhim në lidhje me politikën e tij ndaj koronavirusit....