Hera e dytë në histori vjen po me përmbysje, Dinamo gjen fitoren europiane jashtë fushe pas…

Hera e dytë në histori vjen po me përmbysje, Dinamo gjen fitoren europiane jashtë fushe pas…

Skuadra e Dinamos ka regjistruar sot një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Konferencës teksa ka fituar ndeshjen e parë jashtë fushe ndaj Atletik D’Eskaldes të Andorrës në transfertë. Blutë triumfuan me shifrat 2-1 në një ndeshje ku siguruan rezultatin falë përmbysjes në pjesën e dytë. Kjo është hera e dytë në historinë e skuadrës kryeqytetase që arrin të fitojë në Europë në fushën kundërshtare. Hera e parë ishte në Ligën e Kampioneve, në vitin e largët 2002, kur ekipi kampion i Shqipërisë luante ndaj lituanezëve të FBK Kaunas. Asokohe dinamovitët fituan 3-2 në fushën kundërshtare po me përmbysje,...