Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Heqja e memorialit në Vermosh, kushtuar dhjetë burrave të asaj zone, të pushkatuar nga regjimi komunist, një akt primitiv dhe vandal
Nga Nikoll Pjetër Curi (Hysaj) – SHBA Këto ditë të nxehta korriku, kur e gjithë vëmendja e mbarë opinionit publik është përqendruar në ngjarjet e Thethit, për shkak të ndërtimeve turistike që janë bërë në atë zonë të thellë dhe nga më piktoresket e Shqipërisë, disa km. më në Veri, në Vermosh, ka ndodhur një ngjarje tjetër e shëmtuar dhe e paprecedent, madje në kufijtë e vandalizmit. Persona të papërgjegjshëm, por me vetëdije të plotë, kanë hequr dhe shkatërruar memorialin përkujtimor kushtuar Prek Calit (“Martir i Demokracisë”) dhe nëntë burrave të tjerë të zonës së Vermoshit, të cilat u persekutuan, masakruan dhe...