Burimi:
Top-Channel.tv

“Henriku e qëlloi nga makina, më tha ishte i dehur”! Nuredin Dumani zbulon detaje tronditëse nga vrasja e Elvis Dedës
👁10237
I penduari i drejtësisë, Altin Dumani, tregoi detaje nga vrasja e Elvis Dedës, gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar. Dumani u shpreh se Elvis Deda u vra nga Henrik Hoxha dhe Festim Qoli, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Sipas Dumanit, vetë Henriku i ka treguar se vrasjen e ka bërë nga një makinë në lëvizje. Avokati: Si komunikoje me Festimin? Dumani: I thosha djalit të tezes që punonte te lokali. Festimit i njihja të gjithë familjen. Ulesha ndonjëherë me Petrit Qolin. Avokati: Çfarë të ka thënë Festimi për vrasjen e...