Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Helmimi i fëmijëve nga ushqimi me salmonelë në Gramsh, shkon në 14 numri i personave të prekur! Vihet në lëvizje NJVKSH, e-mail mjekëve
👁8852
Ka shkuar në 14 numri i të helmuarve nga ushqimi me salmonelë në Gramsh, mes të cilëve janë edhe fëmijët e Kopshtit publik Nr. 1. Sipas një emali të siguruar nga gazetari Osman Stafa, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Gramsh ka konfirmuar përhapjen e infeksionit “Salmonella Enteritidis” në kopshtin e qytetit, një infeksion që transmetohet zakonisht nga ushqimi i kontaminuar dhe që mund të shkaktojë edhe komplikacione të rënda shëndetësore. Deri tani janë identifikuar 14 raste pozitive mes fëmijëve dhe stafit, ndërsa strukturat shëndetësore lokale janë udhëzuar të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin dhe menaxhimin e mëtejshëm...