Burimi:
Javanews.al

Helikopteri rrëzohet në lumin Hudson në Nju Jork, humbin jetën 6 persona
👁5000
Një helikopter turistik në Nju Jork shpërtheu në ajër dhe më pas ra në lumin Hudson, duke lënë pas 6 viktima, përfshirë pilotin dhe një familje prej pesë turistësh spanjollë. Mes viktimave ishte ekzekutivi i Siemens, Agustin Escobar, bashkëshortja e tij Mercè Camprubí Montal, menaxhere globale në një kompani energjetike, dhe tre fëmijët e tyre. Fluturimi, i cili nisi nga një heliport në qendër të Nju Jorkut rreth orës 15:00, zgjati vetëm 18 minuta. Të dhënat e radarit treguan se helikopteri fluturoi në veri, duke kaluar pranë horizontit të Manhatanit dhe më pas u kthye në jug drejt Statujës së...