Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar. Zjarret rrezikojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj

Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar. Zjarret rrezikojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj

Operacioni kundër zjarreve në jug të vendit është intensifikuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, 27 korrik. Ministri Pirro Vengu bën me dije se në zonat e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët janë angazhuar për neutralizimin e flakëve që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset për shkak të erës së fortë. Gjatë natës, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura të dislokuara në Borsh siguruan perimetra sigurie përreth zonave të banuara, ndërsa Policia e Shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorët dhe pushuesit të largohen në...