HEKURUDHAT NË LËVIZJE/ Karakaçi: Në 2027 nis Vorë-Hani i Hotit
Shqipëria po avancon me disa projekte të infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore që lidhen me dy korridore europiane, Korridorin VIII dhe Korridorin Adriatiko-Jonian. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se vendi ka një pozicion strategjik në këto korridore, ndërsa bëri të ditur afatet e pritshme për disa prej projekteve kryesore. Në një postim në rrjetet sociale pas pjesëmarrjes në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, ku ishte i ftuar nga ministri i Transportit të Kinës, Karakaçi u ndal te projektet hekurudhore dhe rrugore që janë në proces. Për Korridorin VIII, ministri deklaroi se gara për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë është në fazën përmbyllëse dhe se fituesi pritet të shpallet brenda muajit nëntor. Sipas Karakaçit, vijon gjithashtu puna për zgjerimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë. Ndërkohë,...
Burimi:
ntv.al