Burimi:
Vizionplus.tv

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, 60.5 mln euro grant nga BE, pjesa tjetër do të përballohet me kredi
👁8716
Pas projektit Durrës-Tiranës-Rinas dhe Vorë- Hani i Hotit një tjetër vepër infrastrukturore e rëndësishme ka siguruar financim. Linja hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, pjesë e korridorit të VIII u zyrtarizua këtë të martë me firmosjen e marrëveshjes financiare mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për një grant me vlerën 60.5 mln euro. “Një marrëveshje e cila i jep një tjetër gur kilometrik Shqipërisë në zhvillimin e transportit hekurdhor. Durrës-Rrogozhinë, duke nisur kështu një rrugëtim i cili do të bashkohet dhe do të ndërlidhet edhe me hapat e tjerë që kemi hedhur për Korridorin e VIII, siç është autostrada apo edhe autostrada...