Hedhin qesen me drogë nga makina, por s’i shpëtojnë dot ndjekjes policore! Në pranga 2 shokët, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Hedhin qesen me drogë nga makina, por s’i shpëtojnë dot ndjekjes policore! Në pranga 2 shokët, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Një operacion antidrogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Devoll (31 gusht), ku 2 të rinj kanë përfunduar në pranga gjatë ndjekjes policore, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç. Aksioni u krye në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet, me H.C. në drejtim të tij dhe Sh.D. në sediljen e pasagjerit. Sipas të dhënave nga policia, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Kontrolli ka vijuar edhe në banesat e të rinjve, ku në banesën e 28-vjeçarit H.C., janë gjetur...