Haxhiu takon presidenten Siljanovska-Davkova

Haxhiu takon presidenten Siljanovska-Davkova

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian. Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat, sipas saj, bazohen në respektin e ndërsjellë dhe lidhjet ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve, transmeton lajmi.net. Ajo ka theksuar se Kosova e mbështet përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, duke vlerësuar njëkohësisht mbështetjen e këtij shteti për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike. “Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat...