Haxhiu: Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja ngre dyshime mbi paanshmërinë e gjyqtarëve

Haxhiu: Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja ngre dyshime mbi paanshmërinë e gjyqtarëve

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë të enjten se është njoftuar që Gjykata Speciale në Hagë i ka pranuar si prova materiale disa dokumente të dorëzuara nga institucionet shtetërore të Serbisë, duke përmendur Departamentin e Sigurisë Shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturën “Komandë për Kosovën dhe Metohinë”. “Ky zhvillim është thellësisht i papranueshëm. Institucionet në fjalë janë struktura të një regjimi që ka qenë përgjegjës për dhunë sistematike, krime lufte, zhdukje me forcë, gjenocid, spastrime etnike dhe represion brutal ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu përmes një postimi në Facebook. Radio...