Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
👁12264
Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve kanë mbetur jashtë stadiumit pasi nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë dhe për këtë arsye, disa prej tyre, do e ndjekin ndeshjen në ekranet e mëdha në kryeqytet. Pak minuta para ndeshjes, te Piramida është shfaqur një banderolë e madhe nga tifozët, në të cilën shkruhet: “Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri”. Kujtojmë se në këtë ndeshje, nuk do të jetë i pranishëm tifogrupi “Tifozat kuqezi”.