Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hasani reagon nga Luksemburgu: Shqipëria vazhdon përpara rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE
👁4681
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Luksemburg ku ka marrë pjesë në takimin e organizuar me nismë të Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Në këtë organizim, pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi çështje kyçe si siguria, mbrojtja, kërcënimet e përbashkëta, zgjerimi dhe nevoja për veprim të përbashkët. Ministri Hasani nënvizon se “Shqipëria është një partnere e angazhuar në këto diskutime, ndërsa vazhdon përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.