Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur sot në Tiranë, zëvendëskryeministren e Ukrainës Olha Stefanishyna Gjatë fjalës së tij ministri Hasani shkroi në rrjetet sociale se: “Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik”. Ndër të tjera, Hasani theksoi se gjatë takimit kanë bashkëbiseduar mbi rrugëtimin evropian të dy vendeve tona, duke shtuar më pas se në takim përcolli dhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën evropiane. Postimi i Hasanit Kënaqësi takimi i sotëm...
Burimi: Opinion.al