Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hasani me shoqërinë civile: Shqipëria në një linjë me politikën e jashtme të BE-së
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani, ka takuar përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Në fokus të bashkëbisedimit me ta ka qenë diskutimi për Kapitullin 31, pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme, që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Gjatë takimit, ministri Hasani tha se vendi ynë po e ruan qartësinë dhe linjëzimin e tij gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit. Me bashkëpunimin me...