Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Has/ Zjarri përfshin zonat malore mes fshatrave Dome dhe Pogaj
Flakët kanë kapluar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh me dushk dhe shkurre në zonën malore midis fshatrave Dome dhe Pogaj, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis. Përhapja e zjarrit po favorizohet nga temperaturat ekstreme dhe era e fortë që fryn në zonë. Forcat zjarrfikëse të Hasit, në bashkëpunim me emergjencën civile, po punojnë intensivisht në terren për të kontrolluar zjarrin, megjithë vështirësitë që paraqet terreni i thyer malor, i cili pengon përdorimin e mjeteve zjarrfikëse. Operacioni po zhvillohet vetëm në këmbë, me përpjekje të vazhdueshme për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij më...