Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Has/Shuhet plotësisht zjarri në zonën pyjore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj
Zjarri që ra pasditen e së enjtes në një sipërfaqe pyjore me pisha, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësi administrative Gjinaj, Bashkia Has, është shuar plotësisht. LEXO EDHE: Has/ Zjarri përfshin zonat malore mes fshatrave Dome dhe Pogaj Flakët përfshinë një pjesë të konsiderueshme të territorit pyjor, duke rrezikuar përhapjen në zonat përreth. Për përballimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit u angazhuan menjëherë: 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Hasit me një automjet zjarrfikës, 4 efektivë policie, 7 punonjës të Bashkisë Has, dhe 10 vullnetarë nga komuniteti. Autoritetet lokale...