Has/ Goditet lokali i lojërave të fatit, në pranga 47-vjeçari, në kërkim pronari
Një 47-vjeçar me inicialet A. D. është arrestuar në Krumë të Hasit, ndërsa pronari i lokalit, 34-vjeçari E. Q., është shpallur në kërkim, pasi ambientet dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit të paligjshme. Gjatë kontrollit u gjetën 10 makineri elektronike të markës “APEX”, një tavolinë pokeri, fletore me shënime për shumat e luajtura dhe një aparat celular. Të dy personat dyshohen për vepra penale që lidhen me organizimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, fshehjen e të ardhurave dhe mospagimin e taksave e tatimeve. Njoftimi i Policisë: Has/ Zbulohet dhe goditet një tjetër rast i zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Sekuestrohen 10 makineri elektronike, 1 tavolinë pokeri dhe sende të tjera. Shpallet në kërkim pronari i lokalit që...
Burimi:
syri.net