Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Hartë e vjetër ku Kruja cilësohet “Atdheu i Skënderbeut”
Një hartë shumë interesante, e sigluar në vitin 1689 nga Papa Klementi XI me origjinë shqiptare (Gjon Françesk Albani l, Papa 243 i Kishës Katolike) mund ta gjesh sot të riprodhur falë digjitalizimit në shumë burime alternative, por ajo që përbën risi e duhet vlerësuar është fakti se nëse e sheh me vëmendje, atëherë e kupton se përveç një toponimie shumë të pasur, aty gjen edhe cilësime si “Kruja, atdheu i Skënderbeut” apo “Kalaja e Skënderbeut” në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Po aq interesant është fakti se veç Prezës e Petrelës, aty gjen të përmendet edhe vetë Tirana nën toponimin “Terrana”. Po ashtu, nëse vijon më tej në jug a veri, do gjesh plot lokalitete, qytete e rajone, si Dukagjini, Tomorica dmth Tomori, Mirdita (...