Harta e re Territoriale, Boçi: Raporti i KiE ngre shqetësime për konsultimin me komunitetet

Harta e re Territoriale, Boçi: Raporti i KiE ngre shqetësime për konsultimin me komunitetet

Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka kundërshtuar hartën e re territoriale të votuar me 85 vota në Kuvend, duke iu referuar shqetësimeve të ngritura në raportin e Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Sipas Boçit, raporti evidenton problematika në procesin e konsultimit me komunitetet e prekura, duke vënë në pikëpyetje nëse banorëve u është dhënë mundësia të shprehin qëndrimet e tyre në kohën e duhur dhe në mënyrë domethënëse. “Raporti konstaton se konsultimi për ndryshimin e kufijve vendorë nisi në një fazë të avancuar të procesit dhe nuk duket se u ka garantuar banorëve pjesëmarrje kuptimplotë dhe në kohë”, deklaroi Boçi. Ai nënvizoi se komunitetet e prekura duhet të kenë mundësi reale për të dhënë mendimin e...