Harta e Albanisë e vitit 1154

Harta e Albanisë e vitit 1154

Në vitin 1091, pas një lufte të gjatë, normanët e morën Sicilinë nga arabët. Sicilia atëherë ka qenë qendra arsimore dhe tregtare në Evropë ku të krishterët dhe myslimanët, edhe nën sundimin norman, vazhduan të jetonin në një tolerancë relative. Nën sundimin e mbretit Roxheri i II-të i Sicilisë (1105-1154), vendi vazhdoi të përparonte. Mbreti Roxher, i cili dëshironte ta ruante reputacionin e lartë të Sicilisë për shkencë, e ftoi në pallat dijetarin më të madh të asaj kohe, Muhamed al-Idrisin (1099-1166), që ta shkruante një libër historie dhe ta krijonte hartën e botës. Dhe, Idrisi e bëri këtë punë siç është më së miri. Ai e krijoi hartën e parë dhe mjaft precize të cilën e quajti Tabula Rogeriana (Harta e Roxherit). Por, gjëja...