Harry Styles zgjat turneun “Together Together”, rikthehet në skenë edhe në vitin 2027

Harry Styles zgjat turneun “Together Together”, rikthehet në skenë edhe në vitin 2027

Harry Styles nuk është ende gati t’i japë fund turneut të tij “Together Together”, ndaj këngëtari britanik ka njoftuar një seri të re koncertesh që do ta zgjasin turneun deri në vitin 2027. Fituesi i tre çmimeve Grammy dhe ish-anëtari i One Direction do të rikthehet në skenat e disa qyteteve, me dy koncerte të veçanta në Los Angeles. Styles do të performojë në Rose Bowl në Pasadena më 23 dhe 24 prill 2027, ndërsa në këto dy mbrëmje do të shoqërohet nga këngëtarja australiane Kylie Minogue. Turneu i zgjatur do të nisë në prill në Phoenix, ku Styles do të ketë si të ftuar Tinashe. Më pas, në pjesë të ndryshme të turneut do t’i bashkohen artistë të tjerë, mes tyre LCD Soundsystem, Womack...