Harroi cigaren ndezur, zbardhet shkaku i zjarrit në apartament! Shoqërohet pronari në komisariat
foto LEZHË- Policia ka zbardhur detajet e zjarrit në Lezhë, ku mësohet se pronari i banesës ka harruar një cigare të ndezur dhe ka shkaktuar zjarrin. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në lagjen 'Skënderbeg', ku flakët shkaktuan dëme materiale në apartament, ndërsa tymi u përhap në pallat dhe detyroi evakuimin e banorëve. Disa prej tyre shfaqën shenja asfiksimi dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pronari i banesës është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave. Lezhë/Informacion paraprak Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka...
Burimi:
zeri.ai