Hapja e grupkapitullit të dytë, reagon Presidenti Begaj: Hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian!

Hapja e grupkapitullit të dytë, reagon Presidenti Begaj: Hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian!

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me hapjen e grupkpitullit të dytë të negociatave me BE-në, i konsiston me “Tregun e Brendshëm”.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se ky është hap shumë i rëndësishëm në rrugën e integrimit. Postimi i plotë i Begajt:“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit  2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”. Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit...
Burimi: Opinion.al