Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hapja e grupkapitullit të 2-të të negociatave, reagon presidenti Begaj: Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt BE
👁8859
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave. “Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në rrjetet e tij sociale. Top Channel